Botë

Kryeministri Johnson nën presion, hetim për festat gjatë kufizimeve anti-COVID

 

Policia e Londrës ka nisur një hetim zyrtar për festat e mbajtura në selinë e qeverisë britanike gjatë masave kufizuese. Bëhet fjalë për “shkelje të mundshme të rregullave anti-COVID”. Presioni po rritet.

Në Londër, Policia e Scotland Yard-it po heton disa festa të mbajtura në rezidencën zyrtare të kryeministrit Boris Johnson dhe në ndërtesa të tjera qeveritare në kohën e mbylljes për shkak të masave kufizuese. "Unë mund të konfirmoj se Policia Metropolitane po heton një sërë aktivitetesh në lidhje me shkeljet e mundshme të kushteve kufizuese anti-COVID", tha shefja e Scotland Yard-it, Cressida Dick.