Botë

Mijëra shoferë mbesin të bllokuar në autostradë pas stuhisë në Athinë

Mijëra shoferë të mbetur të bllokuar në një autostradë rreth kryeqytetit grek Athinës janë shpëtuar gjatë natës, pasi një stuhi e fortë dëbore përfshiu rajonin e Mesdheut.

Më shumë se 3500 njerëz u shpëtuan, por rreth 300 shoferë mbetën në autostradën Attiki Odos gjatë natës.

Pjesë të Athinës u goditën po ashtu nga shkëputje të energjisë elektrike.

Autoritetet thanë se stuhia, e quajtur Elpida, do të jetë e pranishme deri të mërkurën në Greqi, raporton BBC.

Është bërë thirrje që veturat të qëndrojnë jashtë rrugëve, ndërsa qyteti është mbuluar në të bardhë.