Botë

Brian Laundrie e ka pranuar se kishte vrarë Gabby Petiton, thotë FBI-ja

Foto: AP
 

Para se të vriste veten, Brian Laundrie shkroi në një fletore se ishte përgjegjës për vdekjen e Gabby Petito, sipas FBI-së.

"Një rishikim i fletores zbuloi deklarata të shkruara nga zoti Laundrie që merrte përgjegjësinë për vdekjen e zonjës Petito”, ka bërë të ditur zyra e FBI-së në Denver në një deklaratë të lëshuar të premten.