Botë

Austria ua bën të obligueshme të rriturve vaksinën anti-COVID

Foto: AP
 

Parlamenti i Austrisë votoi të enjten për ta bërë obliguese marrjen e vaksinës kundër COVID-19 për të rriturit, nga 1 shkurti, i pari i këtij lloji në Evropë, me gjoba maksimale të mundshme deri në 3,600 euro për njerëzit që nuk e respektojnë këtë.

Ligjvënësit austriakë votuan pro masës, e cila do të zbatohet për të gjithë banorët e Austrisë, 18 vjeç e lart. Përjashtimet bëhen për gratë shtatzëna, personat që për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen ose që janë shëruar nga koronavirusi në gjashtë muajt e mëparshëm.