Botë

Ish-Papa, Benedikt XVI, dështoi të vepronte në lidhje me abuzimet, thuhet në një raport

Benedict XVI
Foto: AP
 

Ish-Papa Benedikt XVI dështoi të vepronte në lidhje me katër raste të abuzimeve me fëmijë kur ai ishte kryepeshkop në Mynih, ka zbuluar një hetim gjerman në Kishën Katolike, raporton BBC.

Benedikti XVI, i quajtur atëherë Josef Ratzinger, mbajti postin e kryepeshkopit nga viti 1977 deri më 1982. Ai ka mohuar akuzat.