Rusia akuzoi Perëndimin të enjten për komplot "provokimesh" në Ukrainë pasi fajëson Moskën për planifikimin e veprimeve agresive ushtarake në vendin fqinj.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi se pretendimet ukrainase dhe perëndimore për një sulm të afërt rus në Ukrainë ishin një "mbulesë për organizimin e provokimeve të tyre në shkallë të gjerë, duke përfshirë ato të karakterit ushtarak".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ato mund të kenë pasoja jashtëzakonisht tragjike për sigurinë rajonale dhe globale”, shtoi Zakharova.
Ajo vuri në dukje dërgimin e armëve në Ukrainë nga aeroplanët e transportit ushtarak britanik në ditët e fundit, duke pretenduar se Ukraina e percepton ndihmën ushtarake perëndimore si një "carte blanche [për të vepruar në liri të plotë] për një operacion ushtarak në Donbas".
Donbas, i vendosur në Ukrainën lindore, është nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia, të cilët kanë luftuar forcat ukrainase për gati tetë vjet, një konflikt që ka lënë të vdekur më shumë se 14 mijë njerëz.
Qeveria e Ukrainës, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë shprehur shqetësime në rritje gjatë javëve të fundit për një grumbullim trupash ruse pranë Ukrainës.
Përqendrimi i rreth 100 mijë trupave ruse pranë Ukrainës ka nxitur frikën perëndimore se Moska është e gatshme të sulmojë fqinjin e saj. Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka thënë të mërkurën se ai mendon se Rusia do të pushtojë Ukrainën dhe paralajmëroi presidentin Vladimir Putin se vendi i tij do të paguajë një "çmim të shtrenjtë" në jetët e humbura dhe një ndërprerje të mundshme nga sistemi bankar global nëse e bën këtë.
Moska ka mohuar vazhdimisht se ka plane për të nisur një ofensivë. Por ajo ka kërkuar një sërë garancish sigurie nga Perëndimi që do të përjashtonte zgjerimin e NATO-s në Ukrainë dhe vende të tjera ish-sovjetike dhe vendosjen e armëve të aleancës atje.
Uashingtoni dhe aleatët e tij kundërshtuan me vendosmëri kërkesat e Moskës në bisedimet e sigurisë javët e kaluara, por mbajtën derën e hapur për bisedimet e mundshme të mëtejshme mbi kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të besimit për të reduktuar potencialin për armiqësi.