Botë

Evropa shqyrton strategjinë e re për COVID-19: pranimin e virusit

Descriptive Text

Kur pandemia me COVID-19 nisi, spanjollët u urdhëruar të qëndronin në shtëpi për më shumë se tre muaj. Për javë ata nuk u lejuan të dalin madje as për ushtrime. Fëmijët u ndaluan të luanin jashtë.

Por, zyrtarët i arsyetuan masat e ashpra me parandalimin e kolapsit total të sistemit shëndetësor. Jetët u shpëtuar, argumentuan ata.

Tani, dy javë pas, Spanja po përgatitet të përdorë një tjetër strategji. Me nivelin më të lartë të vaksinimit në Evropë dhe ekonomitë më të goditura nga pandemia, qeveria po punon që ta trajtojë valën e re të infeksioneve jo si emergjencë, por si sëmundje që është këtu për të qëndruar. Hapa të ngjashëm po merren në konsideratë edhe në Portugali dhe Britani.

Ideja është që të lëvizet nga gjendja e krizës në gjendjen e kontrollit, duke u sjellë ndaj virusit në të njëjtën mënyrë si shtetet përballen me gripin apo fruthin. Kjo do të thotë të pranohet se infeksionet do të ndodhin dhe se do ofrohet kujdes i shtuar për njerëzit në rrezik dhe pacientët me komplikime.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, dëshiron që Bashkimi Evropian të marrë në konsideratë ndryshime të ngjashme tani që vala e variantit Omicron ka treguar që sëmundja po bëhet më pak vdekjeprurëse.

“Ajo që po themi është se në muajt dhe vitet në vijim, ne duhet të mendojmë pa hezituar dhe në përputhje me atë që na thotë shkenca, si ta menaxhojmë pandeminë me parametra të ndryshëm”, ka thënë ai.

OBSH-ja ka thënë se është herët të konsiderohet ndonjë ndryshim i menjëhershëm.

Për disa qeveri të tjera evropiane, ideja e normalizimit të COVID-19 është në kundërshtim me përpjekjet e tyre për të rritur vaksinimin midis grupeve ngurruese.

Në Gjermani, ku më pak se 73% e popullsisë ka marrë dy doza dhe shkalla e infeksionit po shënon rekorde të reja pothuajse çdo ditë, krahasimet me Spanjën ose ndonjë vend tjetër po refuzohen.

“Ne kemi ende shumë njerëz të pavaksinuar, veçanërisht në mesin e qytetarëve tanë të moshuar”, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Andreas Deffner.

Italia po shtrin urdhrin për vaksinim për të gjithë qytetarët e moshës mbi 50 vjeç dhe vendos gjoba deri në 1500 euro për personat e pavaksinuar që paraqiten në punë. Italianëve u kërkohet gjithashtu të vaksinohen plotësisht për t’u qasur në transportin publik, aeroplanët, palestrat, hotelet dhe panairet tregtare.