Botë

Blinken kërkon nga ukrainasit të përgatiten për ditë të vështira

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar këtë të mërkurë se Rusia mund të nisë një sulm të ri ndaj Ukrainës “në një njoftim shumë të shkurtër”, por Uashingtoni do të vazhdojë të punojë sa të mundet për të shmangur atë.

Në vizitën e tij të sotme në Kiev, Blinken ka thënë se ukrainasit duhet të përgatiten për ditë të vështira. Ai ka shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihmën mbrojtëse për Ukrainën dhe të shqyrtojë premtimin për sanksione të rënda kundër Rusisë në rast të një pushtimi të ri.

Kremlini tha se tensionet rreth Ukrainës po rriteshin dhe se ishte ende duke pritur për një përgjigje me shkrim të SHBA-së ndaj kërkesave të saj gjithëpërfshirëse për garanci sigurie nga Perëndimi.

Deklaratat theksuan hendekun midis Uashingtonit dhe Moskës, derisa Blinken përgatitet për një takim me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që do të zhvillohet të premten.

Blinken premtoi "përpjekje të pandërprera diplomatike për të parandaluar agresionin e ri dhe për të promovuar dialogun dhe paqen". "Ne e dimë se ka plane për ta rritur atë forcë edhe më shumë në një njoftim shumë të shkurtër, dhe kjo i jep Presidentit Putin kapacitetin, gjithashtu në një njoftim shumë të shkurtër, për të ndërmarrë veprime të mëtejshme agresive kundër Ukrainës", tha ai, raporton Reuters.

Ai mw tej ka thënë se më shumë ndihmë ishte planifikuar në javët e ardhshme dhe do të rritet më tej në rast të agresionit rus.

Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë bisedime në Berlin të enjten me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë dhe grupin Quad që përfshin gjithashtu Britaninë dhe Francën.