Botë

Vdiq këngëtarja çeke pasi u infektua qëllimshëm me koronavirus

Foto: JAROMÍR ZAJDA ZAJÍČEK
 

Këngëtarja çeke Hana Horka, vdiq pasi u infektua qëllimisht me COVID-19, ka treguar biri i saj për BBC-në.

57-vjeçarja nuk ishte e vaksinuar dhe kishte postuar në rrjete sociale se po rikuperohet pas testimit pozitiv, por vdiq dy ditë pasi postoi.