Një militant islamik, që pretendohet se ishte planifikuese i sulmeve me bombë në Bali në vitin 2002 ku vdiqën mbi 200 persona, është dënuar me 15 vjet burgim, raporton BBC.
Gjykata në Jakarta e ka shpallur Zulkarnaenin fajtor për terrorizëm.
Ai ka qenë në listën e personave më të kërkuar të Indonezisë, që nga bombardimet dhe i kishte ikur arrestimit deri në dhjetor të vitit 2020.
Shpërthimi në dy kafene të mbushura me turistë në Bali shkaktoi vdekjen e 202 personave nga 21 shtete, që ende njihet si sulmi militant më vdekjeprurës në Indi.
Në mesin e të vdekurve ishin 88 australianë, 38 indonezianë e 28 britanikë.
Në vitin 2008 tre burra u ekzekutuan për rolin e tyre në bombardimin, dhe disa tjerë janë burgosur apo vrarë nga forcat e sigurisë.
Muajin e kaluar një mysliman radikal i lidhur me sulmet në Bali u lirua pas 10 vjetëve në burg.
Kleriku Abu Bakar Ba’asyir është ish-kreu i Jemaah Islamiah, një grup i inspiruar nga al-Qaeda që ishte prapa sulmit.
Zulkarnaen, po ashtu i njohur si Aris Sumarsono, ishte pjesë e të njëjtit grup, kanë thënë prokurorët në gjykatë.
Thuhet se sulmet tjera që ishin bërë nga njësiti që ishte nën kontrollin e tij, ishin ato për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në kishë në Indonezi në vitin 2000 përkatësisht 2001, një sulm në Ambasadën e Filipineve në Jakarta në vitin 2000, sulmin në hotelin Marriot në Jakarta në viti n2003 dhe sulmin me bombë në Ambasadën e Australisë në Jakarta në vitin 2004.
SHBA-ja kishte ofruar shpërblesë prej 5 milionë dollarë për kapjen Zulkarnaenin. Ai pranoi se sulmet ishin bërë nga anëtarët e skuadrës së tij. Por, i tha gjykatës se ai nuk ishte kontaktuar nga ekipi para sulmeve.
Mirëpo, gjyqtarët nuk u pajtuan se kjo e liron atë nga faji. Dhe i shqiptoi dënim prej 15 vjet burgim.