Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet në Afganistan, 26 të vdekur

Një tërmet me fuqi 5.6 sipas shkallës Rihter goditi Afganistanin perëndimor sot, duke lënë të vdekur 26 njerëz dhe duke shkatërruar qindra shtëpi, njoftuan autoritetet lokale.

Tërmeti goditi provincën perëndimore të Badghis, e cila kufizohet me Turkmenistanin, dhe shkatërroi shtëpi me tulla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për fat të keq, shifrat e para tregojnë se 26 njerëz u vranë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe katër u plagosën”, tha Baz Mohammad Sarwari, drejtor i Qendrës për Informacion dhe Kulturë në Badghis duke shtuar se bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i madh.

Mula Janan Saeqe nga Ministria e Situatave të Emergjencave konfirmoi numrin e viktimave dhe tha se 700 shtëpi ishin shkatërruar.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 30 kilometrash drejt Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.