Botë

Në Greqi, gjobë 50-euroshe për qytetarët mbi 60 vjeç të pavaksinuar

Greqia ka vendosur që nga sot të gjobisë të gjithë personat mbi 60 vjeç që nuk janë t vaksinuar për COVID-19, ndërkohë që ata duhet të paguajnë çdo muaj nga 100 euro deri në momentin që imunizohen, njoftoi agjencia AP.

Vendimi i Greqisë vjen pasi imunizimi në shkallë vendi është nën mesataren e BE-së dhe për shkak të rritjes së numrit të pacientëve që po kërkojnë shtrim nëpër spitale.

Rreth dy të tretat e popullsisë prej 10.7 milionë të Greqisë është plotësisht të vaksinuar, derisa mesatarja e vendeve të BE-së është mbi 70 për qind, që i vie se Greqia është ndër të fundit në listë.

“Faktori i moshës është i rëndësishëm për shkak të ndikimit në shëndetin publik”, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Tanos Plevris.

Sipas të dhënave të Qeverisë, vetëm 41 për qind nga rreth 530 mijë qytetarë mbi moshën 60 vjet, janë plotësisht të vaksinuar.

Në fakt, Greqia vitin e shkuar e bëri të obligueshëm vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, ndërkohë që në fund të dhjetorit, edhe për grupmoshën mbi 60 vjet.