Botë

Publikohen pamjet e infermierit italian që jepte vaksina në fashë

Policia italiane ka publikuar pamjet që çuan në arrestimin e një infermieri në Ancona, i cili mashtroi me procesin e vaksinimit.

Sipas pamjeve, infermieri hidhte fillimisht lëngun e vaksinës në fashë, e më pas e nguliste gjilpërën në krahun e qytetarëve sa për të lënë shenjë.

Arrestimi i infermierit ndodhi më 11 janar dhe dyshohet se ka mashtruar të paktën me 45 qytetarë, të cilët vetë ishin pajtuar me këtë.