Botë

Stuhi bore në SHBA, bllokohen disa zona

Një pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga një stuhi e ashpër, duke ua vështirësuar lëvizjen rreth 80 milionë banorëve.

Borë e madhe ka rënë në jug të Floridës, Alabama e Gjeorgjia, derisa autoritetet e Shërbimit Kombëtar të Motit thanë se situata pritet të përkeqësohet edhe në zona të tjera.

Virxhinia, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut dhe e Jugut kanë shpallur të gjitha gjendje të jashtëzakonshme, derisa mbi 150 mijë banorë janë pa energji elektrike. Raportohet se dhjetëra fluturime janë anuluar, e trashësia e borës mund të shkojë deri në 30 centimetra.

Erëra të forta janë paralajmëruar në New York dhe në Boston, të cilat mund të çojnë deri në ndërprerje totale të energjisë.