Botë

Rusia: Situata me Ukrainën do të qartësohet pas dy rundeve të bisedimeve në Bruksel dhe Vjenë

 

Një ditë pasi pala amerikan i kërkoi Rusisë në bisedimet në Gjenevë që të tërhiqte rreth 100 mijë trupa nga kufiri me Ukrainën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rreth tre mijë ushtarakë kishin filluar stërvitjen luftarake në katër rajone të Rusisë jugperëndimore.

Stërvitja me tanke e Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, “po tingëllon dobët dhe poshtëruese për bisedimet me Shtetet e Bashkuara, ku Uashingtoni shpreson se do të heqë kërcënimet e mundshme të një pushtimi të Ukrainës”, raporton Reuters.