Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në Philadelphia, 13 të vdekur, prej tyre 7 fëmijë

Së paku 13 persona kanë vdekur e disa tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri në një bllok të apartamenteve në qytetin amerikan Philadelphia, shkruan BBC. 

Së paku shtatë fëmijë janë në mesin e të vdekurve, ka thënë një zyrtar nga Departamenti i Zjarrfikësve të Philadelphias.

Zjarri ka nisur rreth orës 6:00 të mëngjesit me kohë lokale në një apartament në veri të qytetit.

Craig Murphy nga zjarrfikësit e Philadelphias i ka thënë gazetarëve se është një prej zjarreve më të rënda që ka parë ndonjëherë.

Ai ka shtuar se tetë persona kanë arritur të largohen nga ndërtesa. Besohet se 26 persona ishin në ndërtesën trekatëshe kur shpërtheu zjarri.