Botë

Gazpromi i quan të rreme akuzat për furnizim të ulët të gazit në BE

Foto ilustrim
 

Koorporata ruse e energjisë Gazprom, i ka quajtur të rreme akuzat se kompania dyshohet që po bën furnizim të ulët me karburant në Evropë, për të manipuluar çmimet.

Përfaqësuesi i Gazprom, Sergej Kuprijanov, tha të dielën se korporata energjetike po i përmbushë të gjitha detyrimet e saj, madje ka rritur vëllimet në krahasim me vitin e kaluar.