Belgjika vendosi të mërkurën t’i forcojë më tej kufizimet, në pritje të variantit në rritje të Omicronit, por u shmang nga një bllokim i plotë, siç bëri Holanda fqinje.
Autoritetet vendosën të mbyllin kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve dhe të ndalojnë aktivitetet e brendshme. Sportdashësit do të mbeten jashtë stadiumeve dhe sallave të mbyllura. Blerjet do të kufizohen me vizitorët të detyruar të shpërndahen, dhe grupet që hyjnë në një dyqan të kufizuar në dy të rritur, ndoshta të shoqëruar nga fëmijë.
Masat do të fillojnë së zbatuari nga e diela.
Kryeministri Alexander De Croo ka thënë se ka arsye për shqetësim.
“Ka arsye për shqetësim. Jemi përballë Omicronit. Ajo që ne dimë për të është një lajm i keq", ka thënë De Croo duke iu referuar transmetueshmërisë së tij të lartë.
Shumë vende të Evropës kanë forcuar masat anti-COVID, duke shtuar kufizimet si përgjigje ndaj rrezikut të përhapjes së variantit të ri të COVID-19, të emëruar Omicorn nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).