Botë

Regjistrohet vdekja e parë nga Omicroni në Izrael

Zyrtarët shëndetësorë të Izraelit kanë raportuar për vdekjen e parë në vend si pasojë e variantit Omicron.

Spitali Soroka ka thënë se një burrë 60 vjeç ka vdekur të hënën, dy javë pasi ishte shtrirë në spital.

Ka shtuar se burri vuante nga probleme shëndetësore të mëhershme, por nuk dha detaje të tjera, raporton AP.

Izraeli ka marrë masa strikte sa i përket udhëtimeve brenda dhe jashtë shtetit dhe po konsideron të tjera masa publike për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Izraeli ishte një nga shtetet e para që vaksinoi masivisht popullatën e saj këtë vit dhe e para që ofroi dozën përforcuese gjatë verës.