Botë

SHBA-ja në dispozicion 500 milionë teste të shpejta për variantin Omicron

 

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, do t’i vë në dispozicion 500 milionë teste të shpejta për COVID-19, në mesin e masave të reja për trajtimin e rasteve në rritje të variantit Omicron.

Administrata bën të ditur se këto teste do të përdoren me qëllim të identifikimit të përhapjes së Omicronit, derisa presidenti Biden do t’i drejtohet vendit me konferencë, me mesazhin që të mbrohen nga koronavirusi gjersa festat e fundvitit janë në prag.