Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, do t’i vë në dispozicion 500 milionë teste të shpejta për COVID-19, në mesin e masave të reja për trajtimin e rasteve në rritje të variantit Omicron.
Administrata bën të ditur se këto teste do të përdoren me qëllim të identifikimit të përhapjes së Omicronit, derisa presidenti Biden do t’i drejtohet vendit me konferencë, me mesazhin që të mbrohen nga koronavirusi gjersa festat e fundvitit janë në prag.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVarianti Omicron është bërë dominues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përbërë gati ¾ të të gjitha rasteve të reja pozitive.
Edhe pse 73 për qind e amerikanëve të rritur janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, administrata mbetet e shqetësuar për ata që nuk janë vaksinuar.