Botë

Ushtria e Birmanisë thuhet se kreu vrasje mizore në disa fshatra

 

Ushtria e Birmanisë kreu një seri vrasjesh masive në korrik të këtij viti, thuhet në një hulumtim të BBC-së, ku dëshmitarë okularë dhe të mbijetuarit thanë se ushtarët, mblodhën fshatarë duke i ndarë nga bashkëshortet, para se t'i vrisnin.

Pamjet tregojnë krimet mizore, derisa vrasjet thuhet se ndodhën në disa fshatra. Ushtria është përballur me rezistencë të civilëve që kur mori kontrollin e vendit pas një grusht-shteti në shkurt. Kjo shkaktoi rrëzimin e lideres Aung Sann Suu Kyi.