Botë

Gjermania dëbon diplomatët rusë për një vrasje që e kishte urdhëruar Moska

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë ka thënë se shteti i saj ka dëbuar dy diplomatë rusë pasi një gjykatë arriti në përfundimin se Moska qëndron prapa vrasjes së një çeçeni në Berlin dy vjet më parë.

Ministrja Annalena Baerbock e ka quajtur vrasjen e urdhëruar nga shteti një “shkelje të rëndë të ligjit gjerman dhe sovranitetit të Gjermanisë”. Ambasadori i Rusisë në Berlin është thirrur për ta diskutuar vendimin e gjykatës.

Vrasja në vitin 2019 e Zelimkhan Khangoshvili, nxiti zemërim në Berlin dhe rrodhi dëbimin e dipomatëve, raporton AP.

Gjyqtarët gjermanë e kanë dënuar Vadim Krasikovin për vrasjen, por tha se ai kishte vepruar nën urdhrat e autoriteteve federale ruse, të cilët e kanë pajisur me identitet të rremë, pasaportë të rreme dhe burime për ta kryer vrasjen.

“Qeveria qendrore e Federatës ruse ishte autore për këtë krim”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Olaf Arnoldi, ndërsa e quajti vrasjen “terrorizëm shtetëror”.