Vala e katërt e drejtuar nga Omicroni ka një trajektore dukshëm më të pjerrët të infeksioneve të reja, në krahasim me valët e mëparshme.
Varianti Omicron duket se shkakton sëmundje më pak të rënda se sa llojet e mëparshme të koronavirusit, dhe vaksina Pfizer duket se ofron më pak mbrojtje kundër infeksionit ndaj tij, mirëpo prapë është mbrojtje e mirë nga hospitalizimi, sipas një analize të të dhënave nga Afrika Jugore, ky variant i ri po shkakton rritje të infeksioneve.
Një vaksinim me dy doza Pfizer-BioNTech duket se ofron vetëm 33% mbrojtje kundër infeksionit gjatë valës aktuale të Omicronit në Afrikën Jugore, mirëpo ofron 70% mbrojtje kundër hospitalizimit, sipas analizës së kryer nga Disocvery Health, siguruesi më i madh privat shëndetësor në Afrikën e Jugut.
Të dhënat u mblodhën nga 15 nëntori deri më 7 dhjetor, kohë gjatë së cilës Omicroni u vu re nga shkencëtarët në Afrikën Jugore dhe në Botswana, e kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Ekspertët tani thonë se Omicroni përbën më shumë se 90% të të gjitha infeksioneve të reja në Afrikën e Jugut, sipas shefit ekzekutiv të Discovery Health, Dr. Ryan Noach.
Studiuesit në mbarë botën po nxitojnë të kuptojnë se çka do të jetë omicron për pandeminë e koronavirusit tashmë në vitin e saj të dytë. Më shumë informacione erdhën të martën nga Pfizer, e cila njoftoi se pilula e saj eksperimentale për të trajtuar COVOD-19 – e ndarë prej vaksinës së vet – duket të jetë më efektive kundër variantit të ri.
Kompania gjithashtu ka treguar se rezultatet e plota të studimit të saj në 2,250 njerëz konfirmuan rezultatet e hershme të pilulës kundrejt virusit: Ilaçi reduktoi hospitalizimet dhe vdekjet me rreth 89% midis të rriturve me rrezik të lartë kur merret menjëherë pas simptomave të para të virusit. Testimi i veçantë laboratorik tregon se ilaçi e ruan fuqinë e tij ndaj variantit Omicron.
Për tri javë që kur u identifikua Omicroni, Afrika Jugore ka përjetuar një përhapje të shpejtë të virusit – i përqendruar më shumë në provincën më të populluar, Gauteng. Mesatarja shtatëditore e rasteve të reja në vend u rrit gjatë dy javëve të fundit nga 8.07 raste të reja për 100.000 njerëz më 29 nëntor në 34.37 raste të reja për 100,000 njerëz më 13 dhjetor, sipas Universitetit Johns Hopkins. Shkalla e vdekjes nuk është rritur gjatë periudhës së njëjtë.
Vala e katër e drejtuar nga omicroni, ka një trajektore dukshëm më të pjerrët të infeksioneve të reja në krahasim me valët e mëparshme. Të dhënat kombëtare tregojnë një rritje të jashtëzakonshme si në infektimet e reja ashtu edhe në shkallët e pozitivitetit të testimit gjatë tri javëve të para të kësaj vale, duke treguar se është një variant shumë bartës me një rritje të shpejtë të infektimit në komunitet, ka thënë Noach.
Megjithëse numrat e rasteve po rriten, hospitalizimet nuk po shkojnë në të njëjtin drejtim, duke i çuar shkencëtarët në raportimin që rreziku për shtrirje në spital nga Omicroni është më i ulët se sa varianti delta dhe llojet e tjera të mëparshme.
Rezultati ka treguar se personat që i kanë marrë dy dozat e vaksinës Pfizer, kanë pasur 33% mbrojtje kundër infektimit në javët e para të valës aktuale të Afrikës se Jugut nga Omicroni. Kjo është një rënie e konsiderueshme nga mbrojtja 80% kundër infeksionit gjatë periudhave të mëparshme.