Botë

18 të vdekur nga një aksident rrugor në Ekuador

 

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Ekuador.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një autostradë në komunitetin Wabi, në provincën Morona Santiago, në pjesën juglindore të vendit, jo shumë larg kufirit me Perunë.