Britania e Madhe ka regjistruar rastet e para të hospitalizimeve me variantin e ri të koronavirusit të njohur si Omicron, raporton BBC.
Varianti i ri i koronavirusit tash është përgjegjës për një të tretën e rasteve pozitive në Londër, është thënë nga Sekretari i Britanisë për edukim, Nadhim Zahawi.
Pasi dy doza të vaksinës “nuk mjaftojnë”, Zahawi ka inkurajuar qytetarët që të marrin dozë përforcuese. Personat të moshës mbi 30 vjet janë në dispozicion të marrin dozën përforcuese në Britani nga dita e hënë.
Deri të shtunën, në Britani janë regjistruar 1898 raste me variantin e ri, Omicron.
Nga shkencëtarët është paralajmëruar se Britania do të përballet me një valë të re nëse nuk merren masa.