Botë

Kryediplomati i Ukrainës: Shumë ushtarë rusë do të vriten nëse Rusia sulmon Ukrainën

Foto: AP
 

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmitro Kuleba, ka deklaruar se një numër i madh i ushtarëve rusë do të vriteshin nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën.

Kuleba po qëndron për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ndërsa për Sky News në Londër tha se Ukraina po bashkëpunon me aleatët, si SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, në mënyrë që të pengojë Rusinë nga përpjekjet për të sulmuar me qëllimin për të pushtuar Ukrainën.