Botë

Norvegjia me masa të reja anti-COVID nga e enjtja

Qeveria norvegjeze ka paraqitur një kufi prej 10 personash për tubimet në shtëpi private, si masë për të kundërshtuar një rritje të rasteve me COVID-19, megjithëse ky numër do të rritet në 20 në natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Qeveria norvegjeze po ashtu është duke i këshilluar njerëzit që të punonin nga shtëpia kur të ishte e mundur dhe po ashtu parasheh të caktojë një distancimin shoqëror që kërkonte 1 metër midis klientëve të restoranteve.

Maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme aty ku nuk mund të plotësohet kërkesa për distancë.

Masat hyjnë në fuqi në orën 12:01 të mëngjesit të së enjtes dhe do të zgjasin për katër javë, ka bërë të ditur Qeveria norvegjeze.

“Ne e konsiderojmë situatën të rëndë. Si infeksionet nga Delta ashtu edhe nga Omicron janë në rritje në Norvegji. Numri i njerëzve që pranohen në spitale dhe njësi të kujdesit intensiv po rritet”, ka thënë kryeministri Jonas Gahr Stoere.