Botë

Iraku tronditet nga sulmi që la katër të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e qytetit irakian, Basra, duke i lënë katër persona të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur.

Guvernatori i Basrës ka thënë para gazetarëve, në vendin e ngjarjes, se sulmi është kryer me një motoçikletë. Ende nuk dihet nëse eksplozivi ishte lidhur në motoçikletë apo ishte sulm vetëvrasës. Qeveria ka thënë se dy makinat në afërsi janë djegur për shkak të shpërthimit. Ekipe forenzike kanë dalë në vendin e ngjarjes, raporton AP.

Hollësi të tjera pritet të jepen pas kryerjes së hetimeve fillestare. Basra ka qenë prej qyteteve që rrallëherë është përballur me shpërthime në Irak. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

“Shteti Islamik” kishte kryer sulme katër vjet më parë edhe në këtë qytet irakian, por grupi terrorist nuk ka dalë me ndonjë qëndrim lidhur me sulmin e fundit.