Të paktën dy persona janë vrarë e tre të tjerë janë plagosur, kur një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në një ndërtesë publike në Moskë.
Mediat rusë njoftojnë se sulmuesi është arrestuar. Sipas “Russia Today”, sulmi ka ndodhur në një ndërtesë ku lëshohen dokumentet e ndryshme.
Agjencia TAS raporton se deri te sulmi erdhi pas një debati në lidhje me vënien e maskës.
“Burri e nxori armën dhe filloi të gjuajë. Në këtë moment, askush nga punonjësit nuk kishte kohë të shtypte butonin e alarmit”, ka thënë një burim për agjencinë TAS.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se të vrarët janë një punëtor i qendrës dhe një vizitor, ndërkohë mes tre të plagosurve është edhe një 10-vjeçar. /b92
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.