Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varianti Omicron parashihet të përhapet me shpejtësi në Britani

Eksperti i sëmundjeve infektive, Paul Hunter, ka deklaruar se varianti i COVID-19 Omicron, mund të bëhet dominues në Britaninë e Madhe brenda disa javësh.

Ai deklaroi se përhapja e Omicronit “mund ta lë jashtë” variantin Delta, derisa shtoi se ende është herët të flitet për dëmet që mund t’i sjell ky variant.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Se si mund të përhapet në Mbretërinë e Bashkuar është ende e paqartë, por unë mendoj se shenjat tregojnë që ndoshta do të përhapet mjaft shpejt, dhe ndoshta do ta kalojë Deltan”, deklaroi Hunter për BBC-në.

Aktualisht në Angli janë 100 raste të konfirmuara me këtë variant, 48 në Skoci dhe nga një në Uells e Irlandë të Veriut.

Anglia dhe shtet përreth i kanë shtrënguar sërish masat, duke i obliguar personat që futen në Britani të kenë edhe testin negativ, derisa më parë ishte vaksina si provë e vetme