Botë

Të paktën 23 të vdekur pas rrëzimit të autobusit në Keni

 

Të paktën 23 persona u mbytën kur një autobus që po udhëtonte për në një martesë në Kenian qendrore u rrëzua nga një urë në një lumë të përmbytur.

"Kemi këtë aksident të tmerrshëm që ndodhi këtu këtë mëngjes," u tha gazetarëve të shtunën guvernatorja e Kituis, Charity Ngilu. “ Deri tash janë marrë mbi 23 trupa. Kemi më shumë trupa në autobus," tha ajo, duke shtuar se përpjekjet për të gjetur kufomat do të rifillonin të dielën në mëngjes.