Një familje kurde në Irak ka hapur të pame për vdekjen e të bijës shtatzënë që po tentonte të migronte në Evropë me burrin dhe fëmijët. Avin Irfan, nënë e pesë fëmijëve, humbi jetën para dy ditësh në një spital polak në afërsi të kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë.
Babai i saj ka thënë se ajo ishte traumatizuar dhe sëmurë nga frika dhe shqetësimi për fëmijët. Një organizatë humanitare e gjeti në afërsi të kufirit dhe e dërgoi në spitalin polak më 12 nëntor.
Dy ditë më vonë, doktorët ia hoqën beben nga barku për shkak se kishte vdekur. Mirëpo, gjendja shëndetësore e Avinit nisi të përkeqësohej dhe vdiq të premten. Sipas raportit të mjekut, ajo ka vdekur nga sulmi në tru. Burrit dhe fëmijëve u është dhënë leje e përkohshme qëndrimi në Poloni.
Më shumë se 28 mijë irakianë ia kanë mësyrë Evropës vetëm gjatë vitit 2021, në kërkim të jetës më të mirë.