Botë

Scholzi dëshiron ngritjen e jetës sociale në Gjermani

Descriptive Text

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për miratimin e marrëveshjes së koalicionit me Të Gjelbrit e liberalët në një kongres të posaçëm të SPD-së. Javën e ardhshme pritet të votohet Qeveria e re gjermane. Scholzi ka thënë se qeveria me tri parti planifikon më shumë progres për Gjermaninë.

Ai ka thënë se Gjermania tani e ka shansin që të nisë frymën e re. Si sfida të kohës, Scholzi ka përmendur ndryshimin e klimës, me të cilën qeveria duhet të merret. Si një çështje tjetër qendrore të punës së qeverisë së tij, Scholz përmendi planin për një sigurim bazë për fëmijët, fondin e mbështetjes sociale qytetare dhe zgjerimin e banimit.

“Të gjitha këto janë reflektuar në marrëveshjen e koalicionit. Nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e emetimeve të gazrave ndotës, por edhe për të treguar se si bëhet”, ka thënë Scholz. Në lidhje me pandeminë COVID-19, kancelari në ardhje ka thënë se ajo duhet fituar me të gjitha forcat që ka Gjermania.