Të paktën 30 persona humbën jetën pas rrëshqitjeve të tokës në një fshat në provincën indoneziane të Javës Lindore, si pasojë e shirave të rrëmbyer, thanë zyrtarë përgjegjës.
“Viktimat ishin duke korrur xhinxher në një kodër në rajonin e Ponorogos, kur rrëshqitja e tokës i zuri nën vete, pas shirave të rrëmbyer të një nate më parë”, tha Sutopo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.
“Një operacion kërkim-shpëtimi ka filluar nga ushtria, policia dhe banorët”, shtoi ai.
“Banorët u paralajmëruan nga autoritetet për kërcënimin e rrëshqitjes së tokës,megjithatë ata u rikthyen për të punuar”, theksoi Nugroho.
Artikuj të ngjashëm
-
Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore
-
Tre të vdekur e dhjetëra të lënduar nga shembja e një shkolle në Indonezi
-
Pesë të vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru
-
Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine