Botë

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

koronavirusi covid-19
 

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën, derisa nga 2.720 testime, 276 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 249 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 203.574.