Udhëtarët që shkojnë në Britani të Madhe tani do të duhet të bëjnë një test Covid përpara nisjes së tyre në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e virusit, ka thënë Qeveria.
Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se masat e shtrënguara do të hyjnë në fuqi nga ora 05:00 të martën.
Çdo personi të moshës 12 vjeç e lart do t'u kërkohet të bëjnë një test maksimumi 48 orë përpara nisjes drejt Britanisë.
Aktualisht njerëzit duhet vetëm të izolohen derisa të rezultojnë negativë brenda dy ditëve nga mbërritja.
Nigeria do të shtohet nga e hëna në listën e kuqe të vendeve nga ku njerëzit që vijnë duhet të karantinohen në një hotel për 10 ditë, konfirmoi gjithashtu Javid.
Sekretari i Shëndetësisë tha se strategjia e qeverisë që nga zbulimi i variantit Omicron ishte "blerja e kohës" për të vlerësuar dhe "vendosur masa mbrojtëse", duke shtuar: "Ne gjithmonë kemi thënë se do të vepronim me shpejtësi nëse të dhënat e reja kërkojnë atë".