Botë

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën

koronavirusi covid-19

Shtatë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën, derisa nga 2.349 testime, 342 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 348 pacientë, derisa në total që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 201.017.

MSH-ja bën të ditur se në total janë regjistruar 7.616 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 216.670.

Numri aktual i rasteve aktive është 8.037.