Botë

Merkel e emocionuar në ceremoninë ushtarake

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, në ceremoninë lamtumirëse ushtarake, ka bërë thirrje që bota të shihet edhe nga një këndvështrim tjetër.

E emocionuar, Merkel tha se për 16 vjet sa ishte kancelare, jeta e saj ishte e mbushur me ngjarje të shumta.

“Derisa qëndroj këtu përpara jush, ndiej një mirënjohje shumë të përulur. E përulur për rolin që më lejuat të punoja për kaq gjatë”, ka deklaruar ajo të enjten.

Kancelari pasues i Gjermanisë do të jetë Olaf Scholz, i SPD-së, i cili i fitoi zgjedhjet më 26 shtator të këtij viti.