Botë

Rastet e para me Omicron paraqiten edhe në Indi

Foto: AP
 

India të enjten ka konfirmuar rastet e para me variantin Omicron te dy njerëz dhe zyrtarët kanë thënë se një nga ta erdhi nga Afrika e Jugut, kurse tjetri nuk kishte histori udhëtimi.

Qindra kontakte të dy personave janë gjurmuar dhe janë testuar dhe të paktën pesë kanë rezultuar pozitivë, raporton AP.