1 perditesime
20:25

Burri i armatosur jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, arrestohet

Burri i cili u pa jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, është arrestuar disa orë më pas.

Policia ka thënë se tri orë pasi ai u pa jashtë një pike kontrolli të sigurisë te selia, u arrestua, ndërsa që selia për shkaqe sigurie është mbyllur.

Burri ka mbajtur një objekt të drejtuar në fytin e tij, me shumë gjasë që ai objekt ishte armë zjarri, raporton AP. Ai nuk u duk se donte të futej me forcë brenda selisë edhe pse qëndroi afër. Policia tha se nuk kishte rrezik për publikun.

Njerëzit brenda selisë u udhëzuar që të mos lëviznin nga aty ku ishin brenda, por më vonë u lejuan që të hynin e dilnin nga hyrjen e tjera të selisë.

19:09

Mbyllet selia e Kombeve të Bashkuara në New York, një burrë dyshohet të jetë me armë jashtë saj

Selia e Kombeve të Bashkuara në New York u mbyll të enjten pasi një burrë u pa duke ecur pranë me atë që policia tha se dukej të ishte një armë gjahu.

Një zëdhënës i policisë tha se negociatorët e pengjeve po flisnin me burrin, i cili dukej se ishte rreth të 60-ave dhe shpresonin ta zgjidhnin situatën në mënyrë paqësore.

Njerëzve brenda selisë iu tha të strehoheshin aty ku ishin, raporton AP.

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan njeriun duke ecur përpara një porte të kompleksit të Kombeve të Bashkuara, duke mbajtur një objekt, që me shumë gjasë dukej të ishte një armë zjarri.

Portat ishin të mbyllura dhe personi nuk dukej se po përpiqej të shkelte perimetrin e sigurisë.