Botë

CNN-i largon Cuomon, ndihmoi vëllain guvernator

 

Rrjeti i njohur televiziv CNN ka suspenduar udhëheqësin e njohur Chris Cuomo për shkak se i ndihmoi vëllait të tij, ish-guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo, kur po përballej me akuzat për ngacmime seksuale. Rrjeti amerikan ka bërë të ditur se dokumentet e publikuara nga prokuroria e New Yorkut tregojnë për një nivel më të lartë të ndihmës për vëllain sesa ishte njoftuar CNN-i. Si rezultat i publikimit të këtyre dokumenteve, CNN-i ka suspenduar Cuomon në periudhën e vlerësimit të dëshmive.

“Cuomo Prime Time” është njëri ndër emisionet më të ndjekura të CNN-it. Sipas dokumenteve të publikuara, moderatori u ka bërë presion burimeve të informacioneve në lidhje me akuzuesit e vëllait dhe detajet e mbledhura ia ka ofruar zyrës së guvernatorit. Ai gjithashtu ka ndihmuar ekipin e guvernatorit që t’u kundërpërgjigjej akuzave.