Botë

Gjendet një bombë në plehra afër Ambasadës amerikane në Islandë

Tre burra janë arrestuar pasi është gjetur një bombë e krijuar në shtëpinë e tyre në Reykjavik, Islandë.

Eksplozivët u zbuluan në plehrat afër një apartamenti ku është edhe rezidenca e Ambasadës së SHBA-së, megjithëse policia ka thënë se nuk ka prova që sugjerojnë se rasti lidhet me ambasadën.

Policia nuk ka dhënë detaje, por hetimi po vazhdon, raporton AP.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Reykjavik ka mbetur pa ambasador që kur presidenti Joe Biden mori detyrën.