Botë

Një 19-vjeçar zviceran i vaksinuar plotësisht preket me Omicron

Descriptive Text

Zvicra ka konfirmuar një rast me variantin e ri të COVID-19, Omicron, tek një 19-vjeçar i cili është plotësisht i vaksinuar dhe i cili nuk kishte histori udhëtimi kohëve të fundit.

Rasti i tretë i variantit të ri është zbuluar gjatë një testi rutinor në një shkollë të mesme, dhe raportohet se i riu ka simptoma të lehta.

Si pasojë e këtij rasti, tashmë janë karantinuar 100 persona të tjerë të cilët kanë pasur kontakt me 19-vjeçarin.

Autoritetet zvicerane thonë se deri më tani nuk janë në gjendje të përcaktojnë se ku mund të jetë infektuar i riu.

Ndërkohë, numri i rasteve të reja me koronavirus në Zvicër ka shkuar në 10,466 në 24 orët e fundit, duke arritur kulmin e valës së dytë vdekjeprurëse të Zvicrës vitin e kaluar.

Spitalet e Cyrihut tani raportojnë se çdo shtrat është nxënë. Qytetet e tjera të Zvicrës janë nën presion të ngjashëm, me shumicën e departamenteve të ICU-së të zëna më shumë se 80%.