Botë

Rusia, e shqetësuar për manovrat ushtarake në kufi

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë akuzat se Moska po planifikon ta pushtojë Ukrainën.

Reagimi ka ardhur pas dyshimeve të ngritura në qarqet politike dhe të sigurisë në Perëndim se Kremlini po planifikon të pushtojë ish-republikën sovjetike, me të cilën ka përplasje të mëdha për shkak të orientimit pro-perëndimor të Kievit zyrtar.

Megjithatë ai e ka pranuar se flotat ajrore dhe detare ruse po kryen manovra në afërsi të kufirit me Ukrainë, e cila ka shprehur shqetësimin e saj se mund të jetë cak i një sulmi ushtarak rus. Por edhe Moska ka shprehur kundërshtimin e saj për manovrat e përbashkëta ushtarake të NATO-s dhe Ukrainës.