Botë

“Fëmijët e mi shohin fantazma”, rrëfim nga lufta e përgjakshme në Jemen

 

Në Jemen, rebelët e grupit Houthi po tentojnë me çdo kusht ta rrethojnë qytetin e Maribit. Ky është bastioni i fundit i qeverisë legjitime dhe është një nga qendrat kryesore të hapësirave të naftës në Jemen. Rënia e këtij qyteti do shënon kthesë të madhe në konfliktin e krijuar tash e sa kohë.

“Fëmijët e mi panë trupa njerëzish të ndarë në pjesë. Në mbrëmje, fëmija shtatëvjeçar sheh fantazma. Ata janë të 'pushtuar' nga njerëzit që vrasin”, ka deklaruar një grua në Jemen, raporton BBC.