Barbadosi ka larguar zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeta II nga kreu i shtetit dhe është bërë republikë në një ceremoni në kryeqytetin Bridgetown.
Sandra Mason është betuar si presidente në një ceremoni në mesnatë që koincidoi me 55-vjetorin e pavarësisë së shtetit.
Princi i Uellsit dhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, ishin pjesëmarrës.
Në një fjalim, Princi Charles ka kujtuar “mizorinë e tmerrshme të skllavërisë” që ka përjetuar ishulli i Karaibeve.
Për të përshkruar fuqinë e ndryshimit të pushtetit, një përshëndetje finale iu bë monarkisë britanike dhe flamujt u zëvendësuan me ceremoni.
Princi Charles ritheksoi se lidhja mes dy kombeve do të vazhdojë pavarësisht ndryshimit.
72-vjeçarja Mason u zgjodh presidente e shtetit pas votimit në parlament muajin e shkuar. Ajo tani zëvendëson mbretëreshën në krye të shtetit.
Barbadosi njoftoi për planin e shpalljes së republikës vitin e shkuar, por do të mbetet brenda Commonwealthit.
Barbadosi ishte një nga kolonitë e para angleze. Ishulli ishte okupuar qysh më 1627. Skllavëria u hoq më 1834, ndërsa shteti u bë tërësisht i pavarur më 1966.
Ishulli ka rreth 285 mijë banorë.