Botë

Në Indi fermerët u gëzohen rishikimit të ligjeve

Bujqit indianë kanë vallëzuar në rrugë duke festuar vendimin për ta rishqyrtuar ligjet kundërthënëse të bujqësisë.

Deputetët i kanë kthyer ligjet për rishikim, duke shënuar kështu një goditje të fuqishme për qeverinë e kryeministrit Narendra Modi. Ligjet kishin shkaktuar protesta të bujqve, të cilët demonstruan prej vitit të kaluar.

Bujqit e intervistuar kanë thënë se po festojnë kthimin e ligjeve, por nuk kanë falënderuar qeverinë për tërheqjen. Ata kanë thënë se ligjet do të shkatërronin biznesin e tyre.