Botë

Sulm në stacionin policor pakistanez

Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se një grup banditësh ka djegur një stacion policor dhe katër postblloqe policore gjatë natës derisa policia kishte arrestuar një person me probleme mendore, të akuzuar për blasfemi.

Policia ka bërë të ditur se demonstruesit donin ta linçonin burrin me akuzat se kishte fyer Kuranin, librin e shenjtë të islamit.

Nuk është lënduar asnjë polic dhe i dyshuari është zhvendosur pa u lënduar, pa iu bërë e ditur vendndodhja.