Botë

OBSH-ja alarmon për rrezik global nga Omicroni

 

Shkencëtarët kanë thënë se mund të duhen javë për të kuptuar ashpërsinë e Omicronit, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën Jugore. Shfaqja e tij ka shkaktuar reagim të fortë global, me vendet që po vendosin kufizime udhëtimi dhe kufizime të tjera, të shqetësuara se mund të përhapet shpejt edhe në popullatat e vaksinuara

Gjenevë, 29 nëntor (AP) - Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, mbart një rrezik shumë të lartë global të rritjes së rasteve, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi shumë vende konfirmuan raste, duke shkaktuar mbylljen e kufijve dhe ringjallur shqetësimet për rimëkëmbjen ekonomike nga një pandemi dyvjeçare.

Shkencëtarët kanë thënë se mund të duhen javë për të kuptuar ashpërsinë e Omicronit, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën Jugore. Shfaqja e tij ka shkaktuar reagim të fortë global, me vendet që po vendosin kufizime udhëtimi dhe kufizime të tjera, të shqetësuara se mund të përhapet shpejt edhe në popullatat e vaksinuara.